Argita me mesazh për lirimin e Berishës në protestën para Bashkisë, Këlliçi: Kjo bandë të shkojë në burg

05/04/2024 11:31

Ish-kandidati i Rithemelimit për Tiranës, Belind Këlliçi, në fjalën e tij përpara protestuesve kërkoi që të shkojnë në burg zyrtarët e Bashkisë.

“Kjo bandë, që fshihet në Bashkinë Tiranë, shumë shpejt do shkojë në burg, drejtësia do vendoset në vend, do apo jo Veliaj”, tha ai ndër të tjera.

Ndërkohë protestës i është bashkuar edhe vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, e cila në bluzën që mban veshur ka të stampuar mesazhin “Lironi liderin e opozitës”.

Gjatë fjalës së saj para mediave, ajo deklaroi se “zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë”.

Sipas saj “protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për çeljen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA