
Një emigrant shqiptar që mbërriti në Britaninë e Madhe me gomone në vitin 2022, pritet të deportohet drejt Shqipërisë pasi u dënua me 13 muaj burg.
19 vjeçari shqiptar, Lirdi Ruta duke drejtuar një automjet me shpejtësi mbi 110 km/orë, u përplas me një makinë tjetër teksa përpiqej t’ja mbathte nga policia që po e ndiqte.
Pas ndalimit, në gusht të vitit të kaluar, rezultoi se i riu nuk kishte patentë dhe se u përpoq t’ja mbathte nga policia pasi kishte me vete kanabis.
Ruta paraqiti një kërkesë për azil, që iu rrëzua me argumentin se nuk plotësonte kërkesat e parashikuara në legjislacion. Ashtu siç Britania e Madhe po vepron për shqiptarët e dënuar me më shumë se 12 muaj burg, edhe 19 vjeçari pritet të deportohet drejt vendit tonë.
Top Channel