Qarkullonte me një armë zjarri me vete, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

03/04/2024 09:08

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri.

Policia ka lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte 38-vjeçari F.T dhe gjatë kontrollit, në çantën e dorës i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, të  cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA