Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të lartë të DASH, James Rubin pas ngritjes së Komisionit të Dezinformimit.
Ajo i ka kërkuar ndihmë në luftën kundër dezinformimit, Amerikës, ndërsa i bën ftesë zyrtarit të lartë që të vizitojë Tiranën.
Nikolla thekson se përvoja e të Dërguarit Special dhe Kordinatorit për Qendrën e Angazhimit Global të Departamentit të Shtetit do ta ndihmojë komisionin në përpjekjet kundër ndikimeve të huaja malinje.
“I nderuar zoti Rubin.
Po ju shkruaj në lidhje me nismën e fundit të iniciuar nga një grup deputetësh për Krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të luftuar ndikimin e huaj, duke përfshirë dezinformimin. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot komisionin. krijoi Komisioni u krijua dhe u dërgua në seancën plenare për miratim. Duke qenë se Shqipërisë i mungon kuadri i duhur për të trajtuar ndikime të tilla, unë do të doja që jo vetëm t’ju bëj një ftesë për të vizituar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, por komisioni do të përfitonte shumë nga përvoja dhe njohuritë tuaj të vlefshme kundër këtyre forcave.
Për më tepër, dëshiroj t’ju kërkoj që t’i drejtoheni Kuvendit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje. Kërkoj të inkurajoni bashkëpunimin në këtë çështje vendimtare. Faleminderit për konsideratën tuaj dhe pres me padurim përgjigjen tuaj”, shkruan Nikolla në letrën drejtuar të Dërguarit Special dhe Kordinatorit për Qendrën e Angazhimit Global të Departamentit të Shtetit.
Kujtojmë se Komisioni Parlamentar kundër Dezinformimit u miratua këtë të mërkurë, vetëm me votat e maxhorancës në Konferencën e Kryetarëve, edhe pse opozita kërkoi më shumë kohë.
Top Channel