Policia e Vlorës ka proceduar një 46 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, pasi një ditë më parë, pas një sherri, kanë plagosur me thikë dy vëllezër.
Ngjarja ka ndodhur në aksin “Llogara-Palasë”, ndërsa policia bën me dije se të dy ata ndodhen në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 46 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin E. Ç., 33 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç (vëllezër) dhe më pas shtetasi E. Ç. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, 2 vëllezërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Top Channel