Pavarësia e medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve ishin disa nga shqetësimet e ngritura në tryezën e organizuar këtë të mërkurë në Tiranë nga organizata reporterët pa kufij.
Pjesë e diskutimeve u bën dhe përfaqësues të këshillit të medias si dhe ambasadori I BE, Silvio Gonzato i cili tha se liria e medias mbetet një nga kushtet kryesore për integrimin e Shqipërisë në Union.
“Në Raportin e progresit të vitit 2023 për Shipërinë ne theksuam disa shqetësime: ndërthurjet mes interesave të mediave, biznesit dhe politikës, e cila është një situatë e papërshtatshme, po ashtu si përqëndrimi i lartë të pronësisë së mediave, i cili dëmton cilësinë dhe pavarësinë e gazetarisë.
Ne kemi kërkuar të përmirësohen kushtet e tregut të punës për gazetarët dhe punonjësit e tjerë të mediave, të cilat përbëjnë një çështje thelbësore në Shqipëri. Ndërsa kërcënimet frikësimet e përsëritura dhe dhuna kundër gazetarëve nuk duhet të ekzistojnë në një vend demokratik”, tha Gonzato.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rregullime ligjore që mund të ndihmojnë në lirinë e shtypit dhe të drejtën e informimit në Shqipëri.
Top Channel