Pas Gjadrit, zbatimi i projektit të marrëveshjes me Italinë për refugjatet nga vendet e treta ka nisur edhe në Shëngjin.
Prej dy ditësh punëtorë dhe mjete kanë zbarkuar në terren, ku fillimisht është rrethuar vendi i përcaktuar brenda portit për ngritjen e qendrës pritëse.
Sipërfaqja e përcaktuar për ngritjen e qendrës pritëse është rreth 4 mijë metra katror dhe nuk do të cenojë punën e portit të Shëngjinit thotë drejtori Sandër Marashi, sipas të cilit grupi i parë i refugjatëve pritet të mbërrijnë në muajin maj.
Referuar marrëveshjes mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, refugjatet nga vendet e treta do të hyjnë në Shqipëri përmes portit të Shëngjini ku do të qëndrojnë në karantinë për 48 orë në qendrën pritëse e më pas do të zhvendosen në kampin që po ndërtohet në fshatin Gjadër, 35 km larg Shëngjinit.
Sipas të dhënave, ngritja kampeve dhe e infrastrukturës pritet të përfundojë në harkun kohor të 3 muajve dhe brenda verës pritet të vinë grupi i parë i refugjateve nga vendet e treta.
Top Channel