E rëndë në Fier! 60-vjeçarja ndërron jetë, dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë
03/04/2024 13:10
Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.
Sipas policisë, në Spitalin Rajonal Fier, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja V. D., rreth 60 vjeçe banuese në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë, me probleme të shëndetit mendor.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo humbi jetën, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Top Channel