Sibora është 10 vjeçe dhe sot pasionin dhe ndjenjat e saj i shpreh përmes pikturës.
Por dikur rrugët e vogëlushes kanë qenë të pushtuara nga errësira dhe është dashur shumë punë nga familja për të arritur deri këtu. Pranimi i së panjohurës që mbante emrin autizëm dhe terapitë e vazhdueshme nxorën në pah dritën që Sibora fshihte brenda saj.
Për familjen Staka nga fshati Thanë i Elbasanit vështirësitë ishin të mëdha, por ata mësuan së bashku me Siborën sesi të përshkonin këtë rrugë të vështirë. Sot vajza ndjek shkollën rregullisht pa shkëputur në asnjë moment terapitë për të cilat ka nevojë.
Në Qendrën e Autizmit në Elbasan aktualisht marrin shërbimet e nevojshme 70 fëmijë. Në Ditën Dorërore të Autizmit (2 prill) sfidat mbeten ende të mëdha, por gjithçka nis me pranimin e problematikës, mos fshehjen e saj dhe ndjekjen e vazhdueshme të terapive të cilat garantojnë sukses për fëmijën.
Top Channel