Arrestohet pas 25 vitesh në arrati shqiptari! I kërkuar nga Italia, 54-vjeçari ishte i përfshirë në sulmin në masakrën e Krishtlindjeve në Udine
03/04/2024 14:08
Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar në Kosovë pas 25 vitesh në arrati.
Siç shkruajnë mediat italiane, ai është i njohur si baroni i drogës. Shqiptari do të vuajë 16 vjet e gjysmë burg në Itali dhe 10 vite të tjera burg duhet t’i vuajë në Shqipëri.
Ai është i dënuar për trafikim droge, shfrytëzim prostitucioni si dhe emigracion ilegal.
I arratisuri ishte kreu i një bande me qendër në Udine, e përbërë nga italianë dhe shqiptarë. I paidentifikuari gjithashtu është i përfshirë në sulmin në prag të Krishtlindjeve ’98 në Udine, në Viale Unità, ku humbën jetën tre policë.
Top Channel