25/11 22:20
Mijëra protestues arritën të kapërcejnë kordonët e sigurisë të vendosura nga policia izraelite dhe arritën në hyrje të shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në rrugën Aza, Jerusalem.
La Repubblica shkruan se demonstruesit duke mbajtur pishtarët lart valëvitën flamujt izraelitë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Në krye të demonstruesvje janë familjarët e personave që mbahen peng nga Hamasit që prej tetorit. Ata kërkojnë arritjen e një marrëveshje sa më të shpejtë që do të mund t’i bashkojë me familjarët e tyre që mbahen peng nga Hamasi.
Top Channel