Foto nga vendngjarja

Një banesë në lagjen “28 nëntori” në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme (2 prill).

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi bën me dije se brenda banesës në emër të shtetases S.Zh, që u shkrumbua nga flakët ndodhej vetëm vëllai i saj, 74 vjeçari Guri Resulaj i cili ka ndërruar jetë

I moshuari kishte edhe probleme të shëndetit dhe për pasojë nuk lëvizte dot.

“Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik)”– njofton policia.

Forca të shumta të policisë dhe zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje. Dyshohet se shkak për flakët të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA