
“Nuk kanë role”/ Bashkia e Shkodrës heq nga puna dy aktorë, reagojnë të larguarit: Arti s’matet me sasi
31/07 12:53
Nëntë persona kanë mbetur në qiell të hapur nga një zjarr i rënë mbrëmjen e së dielës i cili shkrumboi të gjithë banesën e tyre.
Ngjarja ndodhi në fshatin Qerret të Elbasanit, ku të 9 familjarët ndodheshin në shtëpi, bashkë me fëmijët e mitur. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por gjithçka është shkrumbuar dhe familja e Imer Isakut kërkon ndihmë.
Dy djemtë bashkë me bashëshortet e tyre kanë mundur të nxjerrin mes flakëve vetëm fëmijët e vegjël dhe të moshuarin, kryefamiljarin e sëmurë. Asgjë nuk kanë mundur të shpëtojnë tjetër teksa flakët kanë përparuar me shpejtësi.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Top Channel