Besimtarët katolikë dhe ata ungjëllorë po kremtojnë festën e Pashkëve në qytetet e vendit këtë të diel.
Meshat e shenjta të ngjalljes së Krishtit u mbajtën në katedralen “Shën Luçia” dhe famullinë e Shën Domenikut në qytetin e Durrësit,
Besimtarët ndanë urimet e rastit me njëri-tjetrin me shpresën dhe besimin se ngjallja e Krishtit sjell paqe dhe një fillim të ri larg vuajtjeve dhe problemeve.
Kurse në Fier, besimtarët katolikë kremtuan Pashkët në kishën e Zonjës së Pa Përlyer.
Besimtarët kanë ndjekur këtë të dielë meshën ringjalljes së Jezu Krishtit Të gjithë besimtarët janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezu Krishtit duke dhënë mesazhe shprese e dashurie. Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Françesko Paskua i cili drejtoi meshën e shenjtë të Pashkës.
Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikeve. Besimtarët risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes së Jezusit tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Të gjitha ritet përcillen këtë të diel, qe njihet ndryshe dhe si e dita e shenjtë e Pashkës.
Top Channel