Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u përball me Kritika pasi postoi një video që tregonte një imazh të presidentit aktual amerikan Joe Biden të lidhur me derrat në derën e pasme të një kamioni në lëvizje.
Në rrjet pati komente të cilat thonin se ish-presidenti po nxit dhunë politike me imazhet që po publikon në rrjetet sociale.
Videoja është postuar në rrjetin e tij social, Truth Social. Videoja është xhiruar në Long Island, Nju Jork, të enjten.
Pamjet tregojnë një kamion në lëvizje të stolisur me “Trump 2024” dhe “back the blu” – një slogan i dhënë për të treguar mbështetje për policinë, ngjitëse me një foto të Joe Biden me duart dhe këmbët e tij të lidhura të pikturuara në pjesën e pasme të automjetit.
“Trump po nxit rregullisht dhunë politike dhe është koha që njerëzit ta marrin seriozisht – thjesht pyesni policët e Kapitolit që u sulmuan duke mbrojtur demokracinë tonë më 6 janar”, citohet të ketë thënë Michael Tyler, drejtori i komunikimit i fushatës së Bidenit.
Ndërsa, Steven Cheung, zëdhënësi i fushatës së Trump tha se fotografia ishte e një kamioni që udhëtonte në autostradë.
Top Channel