Fshatari 63 vjeçar thotë se është ‘tepër i vjetër’ për t’u kryqëzuar së gjalli për të 35-ën herë (fotot)

30/03/2024 17:52

Ruben Enaje thotë se është tashmë tepër i moshuar për t’u gozhduar për së gjalli në kryq edhe pse e ka bërë kete më shumë se 30 herë më parë.

Një fshatar që duhet të ngulet në kryqin e drunjtë për të 35-ën herë për të mishëruar rolin e Jezusit në traditën e përgjakshme të Të Premtes së Mirë, thotë se do të drejtojë lutjet e tij për paqen në Ukrainë, në Gaza dhe për polemikat në detin e Kinës Jugore.

Filipinasi 63 vjeçar Ruben Enaje, punëtor druri e bojazhi, thotë se ai dhe shtatë fshatarë të tjerë janë regjistruar për kryqëzimet për së gjalli që janë kthyer në një spektakël të përvitshëm fetar në provincën Pampanga në veri të kryeqytetit Manila.

Rituali i vrazhdë e ka kthyer Enaje në një personazh të njohur, për rolin e tij të “Krishtit” në rijetësimin e kryqëzimit në Lenten.

Por para ceremonisë Enaje thotë se po mendon t’i japë fund dënimit te tij të vullnetshëm e të përvitshëm prej moshës, ndërsa shton se nuk do të refuzojë kërkesat e lutjeve për familjarët e sëmurë ose ndihma të tjera shpirtërore për komunitetin.

Ai thotë se nevoja për lutje është thelluar vitet e fundit prej luftërave dhe konflikteve që shtohen në të gjithë botën.

“Nese këto luftëra përkeqësohen e përhapen, gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht më të dobëtit e më të vjetrit do të preken”, thote Enaje.

Megjithëse distanca e Filipineve nga konfliktet në Ukrainë e Gaza është e madhe, konfliktet e pergjakshme besohet se kanë ndikuar në rritjen e çmimeve, duke vështirësuar jetën për familjet filipinase.

Më pranë tij janë debatet territoriale mes Kinës e Filipineve për ujërat e detit të Kinës Jugore, për të cilat Enaje thotë: “Kina ka shumë anije, ata mund të bëjnë ç’të duan, prandaj unë lutem për paqe në botë”. Ai shton se lutet gjithashtu për njerëzit e prekur nga përmbytjet në jug të Filipineve.

Gjatë kryqëzimeve të përvitshme kodrën e pluhurt, fshati i Enaje, San Pedro Cutud organizon paradat me besimtarët më të devotshëm që mbanë kurora me gjemba në kokë dhe kryqin e madh të drunjtë në kurriz për më shumë se një kilometër.

Mes të nxehtit të verës fshatarët aktorë me veshje romake, ngulin për së gjalli gozhdë çeliku-inoks në këmbët e duart e tyre, me të cilat qëndrojnë në kryqet për gati 10 minuta, ndersa turmat para tyre luten dhe bëjnë foto.

Të tjerë besimtarë bëjnë ritualet e tyre të dhimbshme si ecje zbathur në rrugët e fshatit duke goditur veten me shkopinj bambuje, ose duke hedhur xhama të thyer në rrogë për të dhenë shenjat e gjakut.

Shumë besojnë të kryejnë ritualet e dhimbjes për të kompensuar mëkatet e tyre ose për t’u lutur për të sëmurët e falënderuar për mrekullitë. /TheIndependent/

FOTO GALERI
2/5
Ai thotë se nevoja për lutje është thelluar vitet e fundit prej luftërave dhe konflikteve që shtohen në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA