Aksident me vdekje në kryqëzimin e Savrës në autostradën Lushnje-Fier.

Gazetari Bledar Korreshi bën me dije për Top Channel se mjeti tip Ford ka përplasur për vdekje një këmbësor që kalonte në autostradë me një karrocë dore. Viktima është identifikuar si Hasan Selimi banues ne Savër.

Policia ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se i viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA