Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Asllan Kërtushës është arrestuar nga policia në Durrës.
Gëzim Kajno më datë 01.03.2016 në lagjen nr. 17, Durrës vrau me armë zjarri 30-vjeçarin Asllan Kërtusha pas një sherri në ambientet e lokalit të tij.
Gjatë konfliktit mbeti i plagosur kushëriri i autorit, Bledar Kajno.
Mbi Kajnon rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vite burg.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.
Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.
Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K.. Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel