U kap në flagrancë duke vjedhur një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

27/03/2024 11:37

Një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të vidhte një banesë në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “11 Janari”, ku autori është kapur në flagrancë brenda në banesë. Kanë qenë qytetarë të tjerë që kanë njoftuar policinë dhe pasi kanë mbërritur në shtëpi, vunë në pranga autorin A.H, banues në fshatin Rusan të Delvinës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA