Rindërtohet skema, si u vra Pjerin Xhuvani në Elbasan/ Policia bllokon rrugën në lagjen “5 Maji”, kryhet eksperimenti hetimor, tre ekspertë në terren
27/03/2024 11:30
Mëngjesin e ditës së sotme, policia e Elbasanit ka bllokuar rrugën në lagjen “5 maji” për të bërë të mundur rindërtimin e skemës së vrasjes së 21 prillit 2021 ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Vendosja e shiritëve ndalues nisi që mbrëmjen e djeshme. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit.
Kujtojmë se ishte urdhri i Gjykatës së Apelit të Tiranës që vendosi kryerjen e eksperimentit hetimor për rindërtimin e ngjarjes së rëndë për të cilën u dënua me 22 vite burg, Arbër Paplekaj ish-efektivi i RENEA-s që asokohe bënte pjesë në strukturën e mbrojtes së votës të ngritur nga PD.
Top Channel