Përplasjet e përgjakshme mes bandave shqiptare që zhvendosen nga Britania në Shqipëri, Prokurori i Elbasanit për mediat britanike: Hakmarrjet ndodhin këtu

27/03/2024 09:03

Mediat britanike I kanë kushtuar një artikull përplasjeve mes bandave shqiptare që nisin për trafikun e drogës në Britaninë e Madhe dhe më pas përfundojnë në ngjarje fatale në Shqipëri.

Për të folur rreth krimit të organizuar, The Sun zhvilloi një intervistë me Drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazin i cili foli për rrezikun me të cilin përballet teksa heton krerë të grupeve kriminale më të fuqishme.

“Kërcënimet për jetën e tij nënkuptojnë se rojet e armatosura nuk i largohen kurrë, 28 kamera sigurie janë trajnuar në pjesën e jashtme të ndërtesës së zyrës së tij në qytetin e Elbasanit dhe gruaja e tij pyet veten se kur bashkëshorti i saj do të marrë një punë për të ndjekur penalisht “kriminelët normalë””– shkruan The Sun.

Prokurori ka rrëfyer se shumë nga sulmet me të cilat ai meret, vijnë si pasojë e përplasjeve të përgjakshme që nisin në Britani.

“Këto mosmarrëveshje mes bandave janë krijuar në Angli, por hakmarrja ndodh në vendin tonë. Kur u bëra prokuror, qëllimi im ishte të sfidoja ato banda, gjë që ne e kemi bërë. Kjo do të thotë që unë tani shoqërohem në çdo minutë të jetës sime nga një eskortë speciale nga policia e shtetit, e cila ju tregon se në çfarë lloj rreziku jam. Por ia ka vlejtur.”– shprehet mes të tjerash Ajazi.

Duke dhënë statistika, The Sun shkruan se falë punës së policisë së shtetit dhe të SPAKm shkalla e vrasjeve të lidhura me bandat lokale në qytetin e Elbasanit, ka rënë nga 15 në vit në zero të tilla.

Në artikull shkruhet gjithashtu se policia po i godet anëtarët e grupeve kriminale dhe trafikantët aty ku u dhemb më shumë, tek xhepat e tyre. Duke pasur parasysh kështu sekuestrimin e automjeteve luksoze të cilat policia e shtetit po i përdor tashmë për patrullim.

Një zëdhënës i Agjencisë Shqiptare të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara tha: “Ne do të dërgojmë një mesazh se ajo që është fituar nga aktivitetet kriminale në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë do të konfiskohet”.

Për të trajtuar problemet e nisura mes bandave shqiptare për shkak të lëndëve narkotike, The Sun ka marrë rastin e vrasjes së Endrit Alibejt dhe dajës së tij Arben Dylagjeri në Elbasan të cilët u ekzekutuan me breshëri pas zhdukjes së një ngarkese prej 50 kilogramësh kokainë në Angli.

Endrit Alibej

Po ashtu vrasjen e Arben Lleshit Brenda burgut të Peqinit, media britanike e lidh me hakmarrjen për vrasjen e rivalit të tij në Southampton të Anglisë. Pasi u ekstradua për të vuajtur dënimin në Peqin, banda kundërshtare kompletoi hakmarrjen duke paguar një vrasës me pagesë.

Arben Lleshi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA