Luanin bixhoz brenda lokalit në Kamëz, arrestohen 3 persona, nën hetim një tjetër! Sekuestrohen rreth 10 mijë euro

27/03/2024 08:26

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nën akuzën e ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Në pranga kanë rënë A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, si dhe nisi hetimi për V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë operacionit “Game Over”, policia ushtroi kontroll në një lokal në Kamëz ku të arrestuarit u kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA