Zyrtari amerikan në OKB: Nuk ka arsye të besojmë se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

26/03/2024 08:29

Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë arsye të besojnë se Izraeli ka kryer akte gjenocidi në Gaza. Kështu ka deklaruar për mediat e huaja një zyrtar amerikan.

Deklarata e tij erdhi si kundëpërgjigjie ndaj raportuesit special të Kombeve të Bashkuara i cili tha më herët se kishte baza të arsyeshme për ta dyshuar diçka të tillë.

“Ne përsërisim kundërshtimin tonë të gjatë ndaj mandatit të këtij raportuesi special, i cili është i njëanshëm kundër Izraelit,” i tha zyrtari AFP në kushte anonimiteti.

Në një raport të lëshuar të hënën, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze tha se ka “baza të arsyeshme” për të besuar se Izraeli ka kryer disa “akte gjenocidi” kundër palestinezëve në Gaza.

Ndërkohë ditën e djeshme, një delegacion izraelit, anulloi vizitën në SHBA pas miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Rripin e Gazës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA