VIDEO/ Anija e mallrave përplaset me urën në SHBA dhe shembet! Publikohen momentet e tmerrit, nuk dihet ende numri i viktimave

26/03/2024 08:53

Një alarm është dhënë në orët e para të së martës në Baltimore të SHBA-së, kur një anije mallrash që mbante një kontejner goditi një nga këmbët e urës , duke sjellë si pasojë shembjen e saj.

Ura që u shemb është Ura e Francis Scott Key ndërsa anija që u rrëzua, mbante një flamur Singapori. Sipas informacioneve të para, në momentin e shembjes së urës ndodheshin 3-4 automjete private dhe shtatë punëtorë.  Nuk dihet se sa mund të jetë numri i viktimave.

Sipas një operatori zjarrfikës “një anije me kontejnerë goditi urën Key në Baltimore. Një pjesë e urës është shembur. Anijet e zjarrfikësve dhe të policisë po shkojnë në zonë”. Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.6 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA