Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimor nga një anije mallrash ka tronditur SHBA-në.
Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve në Baltimore, James Wallace thotë se autoritetet shpëtuan nga uji dy persona këtë mëngjes, njëri pa lëndime dhe tjetri që është transferuar në spital në gjendje të rëndë.
Autoritetet po vazhdojnë kërkimin për më shumë se shtatë persona, thotë Wallace. Por sipas tij ky numër mund të ndryshojë pasi është një “incident shumë i madh”. Herët në mëngjes, një zyrtar tha se deri në 20 persona mund të jenë në ujë.
Wallace shtoi se ekuipazhi mbetet në bordin e anijes dhe janë duke komunikuar me Rojet Bregdetare të SHBA. Ai shtoi se shërbimet e urgjencës po hetojnë nëse në urë kishte punëtorë në momentin e incidentit.
Shefi i zjarrfikësve Wallace thotë se autoritetet kanë zbuluar edhe disa automjete të zhytura në ujë.
Ai tha se shërbimet e urgjencës po përdorin sonar, dronë dhe teknologjinë infra të kuqe si pjesë e kërkimit të tyre për njerëzit dhe automjetet që mund të kenë rënë nga Ura Key në lumin Patapsco.
Duke folur në një konferencën për shtyp, kryebashkiaku i Baltimores Brandon Scott e përshkroi incidentin si një “tragjedi të paimagjinueshme” dhe ofroi lutjet e tij për të gjithë të prekurit, si dhe falënderimet e tij për përgjigjet e para.
Top Channel