Një automjet në Maliq të Korçës, është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Dyshohet se zjarri në automjetin e parkuar në fshatin Pirg, të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel