Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin me dronë, mijëra njerëz mbesin pa energji

26/03/2024 10:05

Ushtria ruse ka sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv, me dronë gjatë natës mes 25 dhe 26 marsit.

Inxhinierët ukrainas kanë hasur në telashe për ta rregulluar rrjetin elektrik të dëmtuar nga sulmet e mëhershme ruse në infrastrukturën energjetike, duke bërë që mijëra njerëz të vazhdojë të mbesin pa furnizim me rrymë.

Ushtria ukrainase tha të martën se i ka rrëzuar 12 dronë rusë të cilët ishin nisur drejt Kievit. Nuk është raportuar për viktima dhe nuk është e qartë nëse janë shkaktuar dëme. Në Harkiv, autoritetet rajonale thanë se së paku tetë dronë prodhim iranianë e sulmuan qytetin e dytë më të madh ukrainas, por se mbrojtja ajrore i rrëzoi ata.

Të hënën, Rusia i vazhdoi sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës në disa rajone. Cak i sulmeve ishin qyteti i portit të Detit të Zi, Odesa, si dhe Mikolaiv. Oleh Kiper, guvernator rajonal i Odesës, tha se më shumë se 300.000 banorë kanë mbetur pa rrymë më 25 mars. Rusia i ka rritur sulmet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës në ditët e fundit. /REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA