Nga gjimnazi në profesionale! Shtohen rastet e transferimit të studimeve në Elbasan

26/03/2024 12:12

Edhe pse zgjedhja e tyre fillestare ishte studimi në një gjimnaz të përgjithshëm, disa dhjetëra të rinj vendosën të transferojnë studimet e tyre në arsimin profesional.

Dega e preferuar dhe me punësim të sigurt, sipas të rinjve vijon të jetë teknologjia e informacionit.

Mbi 30 nxënës nga qarku i Elbasanit transferuan studimet në mes të vitit shkollor 2023-2024 nga gjimnazi i përgjithshëm në atë profesional.

Në dy shkollat profesionale të Elbasanit ofrohen 11 degë shkollimi. Bashkëpunimi i ngushtë me bizneset ka garantuar, jo vetëm praktikën e të rinjve, por edhe punësimin e tyre ende pa mbaruar shkollën. Këto mundësi gjithnjë e shumë po shihen me përparësi nga të rinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA