Motori përplaset me makinën në Berat, dyshohet se i preu rrugën mjetit

26/03/2024 11:44

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat ku një motor është përplasur me një makinë gjatë hyrjes në kthesën e “NSHG-së”.

Goditja ka qenë e fortë, aq sa motori pas përplasjes edhe me bordurën anësore të rrugës është bërë copash.

Fatmirësisht drejtuesi Kujtim Mbrakulli ka shpëtuar pa lëndime pasi ai është rrëzuar nga motori para përplasjes me bordurën. Efektivë të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje ku edhe po kryejnë veprimet e para hetimore.

Drejtuesi i motorit pasi ka kryer vizitat në Spitalin Rajonal të Beratit ku edhe u transportua pas aksidentit është larguar drejt banesës së tij.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë motori i cili i ka prerë rrugën makinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA