Mashtruan me adresën e fasonerisë për të mos paguar tatimet, nën hetim administratori italian dhe ekonomisti në Elbasan
26/03/2024 10:40
Një 41 vjeçar italian në Elbasan, i identifikuar si A.K me detyrë administrator i një fasonerie si dhe ekonomisti A.K 38 vjeç janë vënë nën hetim nga policia për deklarim të rremë të vendndodhjes së subjektit.
Mësohet administratori dhe ekonomisti i fasonerisë, kanë paraqitur disa herë të dhëna fiktive për vendndodhjen e subjektit me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Top Channel