Goditi me sende të forta një 65-vjeçare, shpallet në kërkim kujdestarja e konviktit

26/03/2024 13:44

Një 44 -vjeçare është shpallur një kërkim pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta në 65-vjeçare në Shkodër.

44-vjeçarja është kujdestare e një konvikti, ndërsa e dhunuara jetonte në këtë konvikt. Po vijon puna për kapjen dhe vënien para drejtësisë për kujdestaren e konviktit me iniciale R.P.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA