Arsimi profesional, Rama: 70% e kërkesave në vend janë për zanatçinj! Të diplomuarit punësohen brenda 6 muajsh, me paga të mira

26/03/2024 22:48

Në konferencën kombëtare ku në qendër të diskutimeve ishte arsimi dhe formimi profesional, kryeministri Edi Rama foli për nevojën që ka vendi për profesionistë në zanate të ndryshme.

Duke nxitur të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional, kreu i ekzekutivit dhe se 57% e atyre që diplomohen punësohen brenda 6 muajve, me rroga të mira.

“Sot 70% e kërkesave në Shqipëri janë për profesionistë apo zanatçinj, teknikë të mësëm dhe të lartë, ndërkohë që vetëm 30% e kërkesave që ka tregu janë për arsimin e lartë universitar. Pasi për shumë vite falë atyre që u bë, do jemi për shumë kohë vendi me numrin më të lartë të juristëe për metër katrorë në botë. Pavarësisht fakti që ende mbulimi me infrastukturë nuk garantohet në gjithë territorin, 57% e atyre që mbarojnë në këto shkolla, hyjnë në punë brenda 6 muajsh dhe kanë paga të mira. Nuk hyjnë në punë me pagë minimale, që sot është 400 euro jo 120 mijë lekë të vjetra si dikur”-tha Rama.

Më tej, Rama tha se kthimi i arsimit profesional në trend të ri është objektiv i qeverisë së tij. Ai theksoi se financimet e reja do të bëjnë të mundur rikualifikimin e shkollave dhe konvikteve në arsimin profesional.

“Besoj se me financimet e reja që kemi vënë në dispozicion për arsimin profesional, do të mbulojmë gjithë nevojën për rindërtim dhe rikualifikim të shkollave dhe konvikteve në territor me kushte optimale., Në mënyrë që kur prindërit t’ua besojnë fëmijën shkollave të arsimit profesional fëmija të rrijë me shokët e shoqet në një strukturë që të plotësojë gjithë nevojat nga A te Zh.
Kthimi i arsimit profesional në një trend të ri tërheqës është domosdoshmëri dhe objektiv i yni. Kjo do bëhet e mundur vetëm nëse sipërmarrja do ta kuptojë se duhet të marrë pjesë në financim, të plotësojë detyrime që do vendosen sipas nivelit të të ardhurave për trajnime profesionale”
– shtoi kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA