“Zgjodha sapunin dhe jo bukën sepse kisha një intervistë”, habit Elton Ilirjani: Nuk kisha lekë, kur erdha në Tiranë

25/03/2024 09:31

Elton Ilirjani i ftuar në rubrikën “Galeri” ka treguar se fillimet e tij pas studimeve nuk ishin aspak të lehta.

Ai tregon se pasi u kthye nga studimet në Qipro, u vendos në Tiranë me premisën për të gjetur një punë të mirë. Ai tregon se ka pasur aq shumë pak lekë saqë duhet të zgjidhte se çfarë duhet të blinte mes një sapuni apo buke. Etloni tregon se zgjodhi sapunin dhe qëndroi pa ngrënë pasi të nesërmen kishte një interviste dhe duhet të ishte mjaft korrekt.

“Unë vazhdova shkollën për Inteligjencë Artificiale dhe Inxhinieri Kompjuterike në Qipro. Pastaj vazhdova me shkollimin e tij në Shqipëri për Shkenca Ekonomike, ndërkohë që e kisha marrë drejtimin e biznes bërjes. E mbaja mend që do bëj atë që thoshte babai, do përpiqem të gjej një punë të mirë, të kem para, që të jetoj i lirë, por kur erdha pas shkollës në Tiranë, se unë nuk kisha jetuar në Tiranë, jetoja në Tepelenë, nga një fëmijë i mbrojtur nga prindërit, kur u ktheva në Tiranë nga shkolla, gjeta një realitet tjetër, nuk kisha para. Mbaj mënd që kisha aq pak para sa duhet të vendosja nëse do blija një sapun apo bukë. Unë bleva një sapun sepse kisha intervistë pune të nesërmen. Kam lënë shumë gjëra nga rinia ime pa bërë në ato vite, vetëm që të isha i suksesshëm, por ja që tani ia vlejti”, u shpreh Elton Ilirjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA