
Ushtria jordaneze ka publikuar pamjet e hedhjes nga ajri të paketave të ndihmave në Rripin e Gazës.
Aeroplanë nga SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Singapori dhe Egjipti gjithashtu morën pjesë në operacion, pasi ushtria njoftoi se avioni britanik shënoi përfshirjen me forcat e armatosura të Jordanisë.
Pas më shumë se pesë muajsh lufte, Këshilli i Sigurimit i OKB-së për herë të parë këtë të hënë kërkoi një armëpushim të menjëhershëm pasi Shtetet e Bashkuara, aleati i Izraelit që vuri veton ndaj drafteve të mëparshme, abstenoi.
Duke tërhequr duartrokitje të pazakonta në Këshillin e Sigurimit shpesh të qetë, të 14 anëtarët e tjerë votuan në favor të rezolutës që “kërkon një armëpushim të menjëhershëm” për muajin e shenjtë islamik të Ramazanit.
Rezoluta bën thirrje që të ketë një armëpushim të qëndrueshëm dhe kërkon që Hamasi të lirojë pengjet e kapura më 7 tetor.
Top Channel