Fation Aliaj nga Romësi i Mallakastrës pasi emigroi për 9 vjet
u rikthye në fshatin e tij dhe për 15 vite ka ndjekur profesionin e të atit në kultivimin e fidanëve të ullirit.
1 vit më parë Fatjoni së bashku me bashkëshorten Anxhelen vendosën që në një sipërfaqe të vogël të eksperimentonin në kultivimin e tulipanëve.
Edhe pse për dy të rinjtë ishte një eksperiencë e panjohur, ata nuk e ndalën punën e tyre dhe ja dolën të kultivonin Tulipanët e Holandës në Romës të Mallakastrës.
Tashme ata kanë arritur të kultivojnë rreth 6 dynymë sipërfaqe me Tulipanë me më shumë se 30 lloje ngjyrash.
Bashkëshortët shprehen optimistë për të ardhmen, ndaj dhe kërkojnë mbështetje nga shteti për tregtimin e luleve por edhe përfitim nga paketat financuese, për të shtuar më shumë sipërfaqet me tulipanë, kjo lule aq shumë të kërkuar në treg.
Top Channel