Jo vetëm kërcënimet bërthamore por shpesh transporti i lëndëve radioaktive, djegia e fabrikave që përpunojnë materiale me lëndë kimike i gjen të papërgatitur mjekët se si të mund të japin ndihëm e parë personave që lëndohen në raste aksidentesh.
Mbështetur nga Komuniteti Europian, ekspertë ndërkombëtare po trajnojnë mjekë dhe zjarrfikës si dhe kanë mundësuar pajisje dhe veshje specifike për raste aksidentesh.
“Bëhet fjalë për lënde kimike që përdoren në luftë. Ne kemi shumë industri qoftë dhe transporti apo magazinimi i këtyre lëndëve mund të shkaktojnë aksidente ku përfshihen shumë njerëz. Kemi marrë gati 220 mijë euro pajisje e veshje për këto raste”, shprehet Skënder Brataj.
Rasti me tipik ishte shpërthimi i fabrikës së demontit në Gërdec, ku përveç viktimave, u shkaktua edhe kontaminimi i të gjithë zonës dhe ata që ofruan ndihem në zonë, jo vetëm nuk ishin të papërgatitur, por nuk kishin as veshje të posaçme.
Shqipëria do të ketë tanimë një qendër të specializuar mjekësore për fatkeqësitë.
Top Channel