Në Gjermani, shumë spitale të vogla rrezikojnë ekzistencën, por ka edhe klinika të mëdha që përballen me vështirësi të shumta financiare.
Në protokollin e një takimi të brendshëm në Klinikën Universitare Regensburg, UKR situata financiare e spitalit përshkruhet si para falimentimit dhe është vetëm garancia e partnerit, landit federal bavarez që e shpëton atë nga falimentimi. “Për shkak të…deficiteve shqetësuese të mbledhura në planin aktual ekonomik 2024-2028 nevojitet të veprohet me urgjencë.” Deficiti i parashikuar për vitin 2024 shkon në m shumë se 45 milionë euro, thotë DW.
Edhe pse ky është skenari më i keq i mundshëm i paraqitur nga drejtuesit e saj, të cilat e kanë dhe një skenar më realist me humbje më të vogla, ata theksojnë se do të nevojiten kursime të mëdha për të shmangur më të keqen. Shembulli i klinikës universitare të Regensburgut tregon, se edhe klinikat që kanë pasur gjendje të mirë financiare janë vendosur nën presion aktualisht. Sipas Andreas Kestler, drejtor ekzekutiv i një spitali në Regensburg, “Barmherzige Brüder” po bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e një bilanci të ekuilibruar financiar se në vitet e kaluara.
Shpenzimet për spitalet janë shtuar shumë për shkak të rritjes së çmimeve dhe kostove të personelit. Ndërsa kompensimi për shërbimet nuk është rritur me të njëjtin ritëm, e hendeku po thellohet gjithnjë e më shumë. Një pikë tjetër e kritikave mbetet burokracia e madhe në spitalet gjermane, që e rëndon edhe më tej gjendjen e tyre.
Top Channel