Eksperimenti: Barcelona u lëshon skifterët pëllumbave

25/03/2024 22:38

Barcelona ka gjetur një “armë” të re në përpjekjet e saj për të mbajtur nën kontroll popullsinë pëllumbave që sa vjen e shtohet.

Bëhet fjalë për shqiponjat dhe skifterët që po i përdorin kundër këtyre zogjve.

Si pjesë e një eksperimenti, ekipet prej tre ose katër zogjsh grabitqarë kanë filluar të patrullojnë një zonë rreth “Camp Nou”, terreni i futbollit të klubit të Barcelonës, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Pëllumbat kishin pushtuar zyrat e klubit, por po përhapeshin edhe në godinat rezidenciale duke sjellë shqetësime për banorët.

“Zogjtë mund të hanë disa pëllumba, por nuk është ky qëllimi”, tha Albert Tomás, zëdhënësi i kompanisë së kontraktuar për të kryer punën. Ai shtoi se vetëm pamja e shqiponjave në fluturim i tremb pëllumbat dhe u tregon atyre se është koha për t’u larguar.

Tentativa e re vjen pas disa përpjekjeve të dështuara të bashkisë për të kontrolluar popullatën prej rreth 80 000 pëllumbash, pasi fillimisht kishin hedhur kontraceptivë në ushqimin e tyre.

Në disa zona përqendrimi i pëllumbave në Barcelonë është dy herë më i madh se numri rekomanduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA