Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë operacionit “Tempulli 2” në Durrës.
A. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë u arrestua në flagrancë, pasi nga kontrollet në automjetin që drejtonte policia gjeti dhe sekuestroi cannabis sativa të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.
“Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel