Transformatori i rrjetit elektrik të stacionit të ujësjellësit në Bërdicë të bashkisë Shkodër, është vjedhur gjatë natës.
Për pasojë, kanë mbetur pa ujë gati katër mijë banorë të katër fshatrave të Bërdicës. Ende nuk janë identifikuar autorët, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga policia.
Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër, Lazër Pema, thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por shumë shpejt do të merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm.
Ai ka një apel për gjithë banorët që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësave, duke qenë se ky është një rast i përsëritur. Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.
Top Channel