Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat për Enea Sulejmanin, policin e “Operacionales” dhe dy të tjerë.
Është vendosur që ata të lihen në burg. Enea Sulejmani është dënuar me burg pa afat, ndërsa tre të tjerët deri më 16 maj.
Polici i “Operacionales”, Ervis Shkurta, ka mohuar që numri ku është nisur një mesazh të ketë qenë i tij.
Në burg deri më 16 maj do të lihen edhe Shkëlqim Ostresi dhe Igli Begaj.
Enea Sulejmani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore, por ishte i përfaqësuar nga avokati i tij.
Një operacion antidrogë u zhvillua disa netë me parë në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur 30-vjeçari Enea Sulejmani dhe u sekuestrua një kilogramë kokainë.
Tre personat (Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni) që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut.
Prej dy muajsh, ata ishin nën vëzhgimin e policisë dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin.
Në momentin që u përballën me patrullën e policisë, ata lëvizën mbrapa, duke përplasur makinën e efektivëve dhe duke rrezikuar policët që ishin në këmbë.
Të ndodhur në këtë situatë, një prej efektivëve qëlloi me armë, duke plagosur në fundshpinë 30-vjeçarin. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë dy ditë pas ngjarjes në pranga u vu edhe polici i “Operacionales” Ervis Shkurta. Ai përfundoi në prangat e AMP si bashkëpunëtor me furnizuesit e kokainës, që po ndiqeshin nga antidroga.
“Hë mbaruat”, i shkruante në ËhatsApp oficeri i operacionales, Shkëlqim Ostenit, në telefonin e të cilit AMP gjeti edhe shtatë thirrje të humbura.
Këto thirrje përkojnë me kohën kur Enea Sulejmani, Igli Behafj dhe Shkëlqim Osteni po ndaloheshin nga policia , pak minuta mbasi të dyshuarit po refuzuan t’i bindeshin antidrogës dhe manovruan automjetin si një tentativë që policia e raportoi për të goditur agjentët. Policia tregoi se gjatë neutralizimit u qëllua me armë nga ana e agjentëve , duke plagosur Enea Sulejmanin.
Por në mbyllje të aksionit, ashtu siç AMP kishte paralajmëruar se u angazhua në hetime, gjatë këqyrjes së telefonave të të arrestuarve, u zbulua biseda me një person emri i të cilit ishte riregjistruar Visi.
Agjencia deklaron se oficeri ka patur dijeni të plotë për personin dhe vendin ku po kryhej shkëmbimi i një kilogrami kokainë që dyshohet se do t’u dorëzohej shpërndarësve në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.
Top Channel