“Më shumë zyrtarë socialist në qeli se jashtë”/ Arrestimi i Goros, deputeti i PD: Me kë e ka bërë korrupsionin, a do të shkojë SPAK te porositësit?

24/03/2024 18:13

Deputeti Dashnor Sula, në një reagim për arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Hmarës, Jorgo Goro, shprehet se mungon “një hallkë për të lidhur zinxhirin”.

Ai ngre pyetjen se me kë i ka kryer Goro aktet korruptive dhe a do të mundet SPAK t’i zbulojë. Ky është arrestimi i radhës mes socialistëve dhe “duket se numri i zyrtarëve socialist në burg është më i lartë se atyre që janë jashtë”, shkruan Sula.

“Po porositësit e korrupsionit a kanë përgjegjësi ligjore! SPAK arrestoi dje, një tjetër të zgjedhur nga radhët e socialistëve. E nëse i llogarisim që prej 2013 e deri më tani, duket se numri i zyrtareve socialist në burg është më i lartë se atyre që janë jashtë.

Kryebashkiaku socialist i Himarës Jorgo Goro u arrestua për shpërdorim detyre në lidhje edhe me dhënien e statusit investitor strategjik bashkëshortit të një ish-ministre që ishte në detyrë në atë kohë. Në akuzë janë edhe zyrtarë të tjerë lokal, që kanë patur rolin e tyre ne falsifikimin e dokumenteve.

Ky nuk është thjesht një rast i izoluar, por është një nga dhjetra e qindra rastet që tregon se si korrupsioni është e përfshirë në çdo qelizë të administratës. Po ashtu tregon filozofinë e pushtetarëve: bëjmë ç’të duam se nuk na “hynë gjemb në këmbë”.

Por në rastin e djeshëm të SPAK mungon një hallkë për të lidhur zinxhirin. Të gjithë ato akte korruptive që Goro me shok kanë bërë, për kë i kanë bërë? A kanë zyrtarët e thjeshtë por edhe të zgjedhurit lokalë kurajon që t’i kthejnë fjalën Ministrave të besuar të KM? Këtu është edhe hallka që mungon. A do të shkojë SPAK te porositësit e korrupsionit? Unë i përgëzoj për punën që kanë bërë deri këtu dhe i inkurajojë të shkojnë te thelbi i gjësë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA