Punojmë për të jetuar apo jetojmë për të punuar. Gjithmonë e më shumë po bëhet e vështirë të gjesh një ekuilibër mes jetës dhe punës.
“Market Australia”, një kompani që merret me analiza, renditi 40 vende. Spanja zë vendin e parë duke ofruar për punëtorët 30 ditë pushimi vjetor të paguar, leje lindje disa javore për baballarët dhe 6 ose më shumë jave pushimi mjekësor të paguar.
“Bullgaria më bëri shumë përshtypje, pasi një vend i ngjashëm me tonin paguan për më shumë se një vit një nënë që sapo ka lindur, më 90 % të pagës. Këtu tek në gratë qëndrojnë deri në 6 muaj në shtëpi dhe detyrohen të kthehen shpejt në punë, pasi pagesa ulet ndjeshëm dhe kanë presionin se humbasin vendin e punës apo të ruajnë pagesën e mëparshme. Një aspekt tjetër ishte edhe leja vjetore që këto vende ishte 30 ditë. Tek ne veçanërisht bizneset apo institucionet private japin vetëm 15 ditë duke nxjerrë ngërçe për kohën kur janë punësuar, ditët e raportit që kanë marrë etj.
Sot fuqia punëtore në të gjitha profilet mungon ndaj mendoj se është koha e punonjësve”, tha Helena Halilaj, pedagoge dhe eksperte punësimi.
Top Channel