Mësohen shifrat sa është numri shtetasve shqiptarë të dëbuar nga Britania e Madhe si persona pa leje qëndrimi.

Ministria e Punëve të Brendshme Home Office, të cilës i referohet Top Channel thotë se gjatë periudhës Janar-24 Mars 2024, janë 700 qytetarë shqiptarë të deportuar.

Ata thotë Home Office u riatdhesuan përmes 15 fluturimeve charter nga aeroporter Birminghamit dhe Luton në drejtim të Rinasit.

Të dëbuarit sipas Home Office janë të tre kategorive.

Ata të cilët përfundojnë dënimet në burgjet angleze, ata që kapen dhe rezultojnë se nuk kanë leje qëndrimi si dhe ata të cilëve u refuzohet azili.

Ministria e Punëve të Brendshme Home Office ka marrëveshje ripranimi të emigrantëve, vetëm me dy vende në Europë.

Shqipërinë dhe Rumaninë.

Gjatë 2023 nga Britania e Madhe u dëbuan në total 2,501 shqiptarë ndërkohë pritshmëria e Home Office është për ta dyfishuar këtë numër deri në Dhjetor 2024.

Shqiptarët e dëbuar nga Anglia futen në sistemin TIMS ku shënohet edhe arsyeja e dëbimit përfshi veprat penale për ata që kanë qenë të dënuar.

Atyre u ndalohet futja në zonën Shengen për tre vjet pasi e kanë përdorur zonën Shengen për tu futur ilegalisht në Angli.

Statistikat tregojnë se vitin e shkuar kërkuan azil në Britaninë e Madhe 3,898 shqiptarë krahasuar me 17,340 gjatë 2022 prej të cilëve rreth 13,000 mbërritën me gomone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA