Zelensky për masakrën në Moskë: Putin po përpiqet të fajësojë Ukrainën

23/03/2024 21:19
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një reagim të bërë në Telegram për sulmin terrorist në Rusi ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se po përpiqet të fajësojë Ukrainën.

Sipas Zelenskyt, Putin po përpiqet të transferojë fajin për atë që ndodhi dje në Moskë.

“Për atë që ndodhi dje në Moskë, padyshim që si Putini ashtu edhe pjesa tjetër e llumit po përpiqen të fajësojnë dikë tjetër. Ata kanë gjithmonë të njëjtat metoda. Ka ndodhur edhe më parë”– shkruan Zelensky.

Ndërkohë, vetëm 29 nga 143 viktimat e sulmit terrorist, kanë identifikuar deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA