U përplas me një makinë, nën hetim një 14-vjeçar në Korçë! Udhëtonte me një motomjet pa leje drejtimi

23/03/2024 13:16

Një 14-vjeçar është vënë nën hetim për shkak të një aksidenti në Korçë.

I riu i cili po udhëtonte me një motomjet, ka goditur një makinë me drejtues K.M. Nga kjo përplasje janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë është zbuluar që 14-vjeçari po e drejtonte mjetin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA