Sulmi në Moskë, më i rëndi në 20 vitet e fundit në Rusi. Ende asnjë reagim nga Vladimir Putin

23/03/2024 07:57

Të paktën 60 persona mbetën të vdekur pas sulmit të tmerrshëm terrorist që ndodhi në Crocus City Hall, një sallë gjigande ku mbahen koncerte, në periferi të Moskës.

Ky cilësohet të jetë si sulmi me më shumë viktima në Rusi, për gati 20 vjet. Në vendin e ngjarjes, ku të plagosur kanë mbetur më shumë se 100 persona që ishin të pranishëm në sallë, hetuesit kanë punuar gjatë gjithë natës për të mbledhur prova, duke përfshirë armët dhe municionet e braktisura nga autorët.

Sa i përket sulmuesve, zyrtarët rusë kanë thënë shumë pak informacione ndërsa janë ende në kërkim të tyre. Kujtojmë se pas ngjarjes, Shtetit Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Sakaq, presidenti Vladimir Putin nuk ka bërë ende asnjë koment publik mbi sulmin.

Në Moskë dhe në qytete dhe qytete të tjera anembanë Rusisë këtë mëngjes, tabelat elektronike tregojnë një qiri të vetëm të ndezur dhe fjalën “Skorbim” – Ne vajtojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA