Sulmi në Moskë me 133 të vdekur e dhjetëra të plagosur, Putin deklaron arrestimin e 4 të dyshuarve

23/03/2024 21:59

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se janë arrestuar të katër personat e armatosur që kryen sulmin vdekjeprurës në koncert dje në Moskë.

Të paktën 133 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën kur sulmuesit hynë në ndërtesë, duke qëlluar pa dallim dhe duke e djegur atë.

Autoritetet thanë se 11 persona u ndaluan  gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.

Grupi Shteti Islamik (IS) thotë se qëndron pas sulmit. Të shtunën, agjencia e lajmeve e lidhur me IS Amaq ndau në Telegram një imazh të katër personave të maskuar që ata pretenduan se ishin të përfshirë në sulm. Rusia nuk e ka komentuar pretendimin e IS. Në një fjalim televiziv, Putin dënoi masakrën, më vdekjeprurëse në Rusi për gati 20 vjet,  si një “akt barbar terrorist”.

Kievi nga ana tjetër hodhi poshtë pretendimin se ishte përfshirë në një farë mënyre në sulm si “absurd”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin se kërkon të “fajësojë” Ukrainën për sulmin. “Ky Putin i pavlerë, në vend që të merrej me qytetarët e tij të Rusisë, duke iu drejtuar atyre, heshti për një ditë duke menduar se si ta sillte këtë në Ukrainë”, tha ai në fjalimin e tij të natës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA