Një sherr ka ndodhur rreth orës 13:45 në një karburant në Durrës në lagjen nr.17.

Dyshohet se ky sherr ka lindur për motive të dobëta, ku një 42-vjeçar G.H dhe një 46-vjeçar H.Gj, janë konfliktuar fizikisht me një nga punëtorët e këtij karburanti.

Të dy personat që ushtruan dhunë ndaj punëtorit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA