Ndodh në Fier, autobusi me pasagjerë rrezikoi të digjej, shoferi kuptoi gjithçka! Zjarrfikësit shuajnë flakët
23/03/2024 19:35
Një autobus me pasagjerë në aksin rrugor “Fier-Patos” rrezikoi të digjej mbrëmjen e sotme pranë fshatit Portez.
Rreth orës 19:15, për shkak të një defekti teknik autobusi ka marrë flakë në ecje.
Ka qenë shoferi ai i cili ka parë tymin dhe ka shpejtuar për të nxjerrë nga automjeti pasagjerët të cilët fatmirësisht nuk janë dëmtuar.
Falë reagimit të menjëhershëm të zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e flakëve.
Ndërsa pasagjerët u nisën drejt Patosit me një autobus tjetër.
Top Channel